Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka qenë në një lidhje direkte me “Wake Up”, i cili tregon se ndodhet së bashku me ushtarët izraelite, në një operacion pranë kufirit të Gazës.
Ata janë njoftuar se ka trupa ose të plagosur nga terroristët e plagosur dhe për këtë arsye kanë dalë në terren për të vërtetuar këto informacione. Në një moment gjatë raportimit dëgjohet edhe lëshimi i një rakete nga Gaza drejt Izraelit, ku mesa duket ishte raketa e parë që nisi sulmin ditën e sotme.
“Mund të kenë gjetje të terroristeve ose aktivitete te tyre ndoshta trupa apo të plagosur, operacion i drejtuar nga kufiri, këtu ndodhet edhe reparti i fundit ushtarak, është një zonë boshe deri 2 km, pastaj janë pamjet e Gazës, forcat speciale na kërkuan të mos japin detaje, në qiell po fluturojnë mjete të ushtrisë.
Sapo gjetën një flamur të terroristëve. Këtu kanë kaluar terroristët, është fshati i parë që është goditur, janë forcat speciale që vazhdojnë operacionin, janë kushte të vështira. Kam një jelek antiplumb 8-9 kg, kemi marrë ushqime e ujë sepse na thanë që mund të rirmë këtu gjithë ditën. Jam në Be’er Sheva. Duket se forca e Hamasit ka rënë. Në fund fare shihet Gaza, dëgjohet lëshimi i një rakete, nga Gaza në Izrael.Janë sulme drejt izraelit.
Dje kishte shumë sulme nga Gaza në Izrael, sot janë dëgjuar vetëm bomba dhe raketa të izraelitëve, ndërsa tani ka nisur Gaza. Filloi sulmi. Ka disa raste në ditë, ata sa mundin të nxjerrin armatimin, të dyja palët qëllojnë njëri-tjetrin. Jemi njoftuar me mesazh që i është dhënë urdhër banorëve të Gazës të largohen brenda 24 orëve, ky ultimatum ka filluar në 6 të mëngjesit dhe në mëngjesin tjetër do kemi një ndërhyrje të forcave izraelite. Jemi në zonën ku u bë masakra dhe këtu po kërkohen gjurmë të terroristëve. Kanë informacion ushtria izraelite se ka militantë të Hamasit të plagosur ose trupa në këtë fushë bujqësore. Po kërkojnë nëse janë të vërteta këto informacione. Na është thënë në asnjë rrethanë nuk duhet të ndalojmë, na pyetën për gjendjen fizike pastaj u nisëm sepse mund të bëhemi shënjestër, mësoni vendin ku jeni, që mos jemi shënjestër.
Është një operacion i vështirë sepse nuk është kollaj për një televizion të nisë njerëz, por Top Channel është për të qenë aty ku të tjerët nuk janë. Nuk bëj trimin, por detyra jonë na i kërkon këtë, jemi të detyruar për respekt të tyre që na shohin, kam suportin e duhur nga redaksia e lajmeve, redaktori i lajmeve Altin Kreka është online me mua flasim 15-20 herë me mua, por edhe vajzat e redaksisë”, shprehet Bibe.
Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.
Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.
Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se 300,000 rezervistë përgjatë kufirit të tij jugor, por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.
Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.
Top Channel