Vijnë pamje ekskluzive nga Kibbutzi në Re’im, ku ka një mister se si terroristët e Hamasit kanë arritur të hynin brenda, pasi është i rrethuar nga një gardh i pajisur me alarm.

Sipas gazetarit të TCH Bibe, këtu kanë mbetur të vdekur 10 persona, një ndërtesë komplet e shkatërruar dhe disa makina të shkrumbuara.

“Ndodhemi në fshatin Re’im, është një kibbutz, këtu kanë humbur jetën 10 persona. Ngelet mister sesi mundën terroristët të kalonin këtë gardhin me një sistem alarmi, më pas gardhin e dytë aty dhe të hynin dhe të shkaktonin vdekjen dhe ekzekutime me gjakftohtësi. Pas nesh janë 3-4 makina të djegura dhe një banesë e shkatërruar, nga ana e mësipërme janë trupat e viktimave. Ushtria izraelite ende nuk i ka hequr trupat sepse verifikon dhe ekzaminon një për një rastet, i dokumenton ato për t’i patur provë në gjyqe ndaj njerëzve të Hamasit. Një tjetër shpërthim ndodhi para pak sekondash. Jemi shumë pranë zonës së luftimeve dhe po ndjekim nga afër se çfarë po ndodh këtu”, tregon Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA