Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka marrë pjesë në faljen e ushtarëve izraelitë, pak orë para nisjes së ofensivës drejt Gazës..
“Së bashku me forcat izraelite, u gjendëm këtu dhe mora dhe unë pjesë, në një prej faljeve të tyre. Një falje dhe një lutje që i adresohet Zotit që të ketë sa më pak gjakderdhje dhe të marrë fund ky konflikt i tmerrshëm”, tha Bibe.
Ndërkohë po mbaron edhe afati që ushtria izraelite i ka dhënë Gazës për të evakuuar civilët pasi për pak orë do të nis një ofensivë.
“Një lutje e fundit përpara se këto forca ushtarake të shkojnë në front, aty ku pritet nga momenti në moment të fillojë një ndërhyrje ushtarake. Po mbaron ora dhe afati që qeveria izraelite i ka dhënë organizatës së Hamasit. Skadon pas disa orësh dhe nga momenti në moment do të fillojë ofensiva në zonën e Gazës”, raporton gazetari.
Forcat izraelite do të bëjnë kujdes për të hyrë në gaza pasi aty janë mijëra njerëz të armatosur dhe për më tepër janë dy milion njerëz që janë izoluar brenda mureve të gazës, janë civilë që nuk duhet të vdesin në këtë konflikt të përgjakshëm.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve.
Top Channel