Fermerët në Fier po shtojnë sipërfaqet me sera.
Vetëm për këtë vit kjo sipërfaqe është rritur me 20 hektarë. 1 vit më parë, babë e bir Pëllumb dhe Endrit Maloku vendosën që në një sipërfaqe toke prej 13 dynym në pronësi të tyre në fshatin “Afrim i ri” të ndërtonin një serë moderne, duke aplikuar edhe në skemat ndihmëse.
“Në këtë biznes jemi angazhuar familjarisht dhe kemi arritur që brenda një viti të kultivojmë dy sezone një me domate dhe aktualisht jemi duke prodhuar tranguj të varietetit “Aisopos” pretendojmë që deri në fund të sezonit të arrimë deri në 1200 kv”, tha fermeri Pëllumb Maloku.
Për prodhimin cilësor tashmë ka siguruar tregun dhe eksportohet në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. Megjithatë pengesë për fermerin mbetet mungesa e fuqisë punëtore ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje institucionale.
Top Channel