![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/01000000-0aff-0242-03d7-08dc6932d30d_w1080_h608_s_sd-800x450.jpg)
Anijet e marinës ushtarake turke “TCG Iskenderun” dhe “TCG Osmangazi” ndodhen në portin e Durrësit.
Anija TCG Osmangazi është ankoruar mëngjesin e sotëm. Ajo është një anije luftarake amfibe e llojit LCT, e specializuar për transport dhe uljen e tankeve në brigjet detare.
E ndërtuar në fillim të viteve ’90, TCG Osmangazi vijon të jetë në shërbim. Një ditë më parë në port mbërriti dhe anija tjetër, pjesë e flotës detare turke TCG Iskenderun, e cila është bregëzuar në kalatën nr.4 të portit të Durrësit.
Dy anijet ushtarake turke janë ndalur në vendin tonë për një vizitë e cila po zhvillohet në kuadër të kurrikulave mësimore të kadetëve në bord për të zotëruar praktikën në shkencën detare. Studentët e akademisë ushtarake turke po njihen dhe me qytetin bregdetar e gjithçka ofron ai në këtë tetor të ngrohtë.
Top Channel