Video ekstreme/ Motoçiklisti merr flakë gjatë performancës së ‘Globit të Vdekjes’ para audiencave të shokuara në Kinë (fotot)

12/10/2023 18:30

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një motoçilist profesionist aksioni merr flakë gjatë aksidentit në performancën e tij në një park zbavitjeje ekstreme në Kinë.

Dy motoçiklistët shihen duke ecur shpejt pas njëri-tjetrit brenda globit të hekurt duke lëshuar xixa të frikshme nga fërkimi.

Por papritur një prej tyre humbet ekuilibrin dhe rrëzohet duke shkaktuar një zjarr të madh brenda globit.

Megjithse motoçiklisti është rrëzuar dhe ka marrë flakë, kolegu i tij fillimisht vijon xhirot ekstreme brenda sferës.

Më pas anëtarët e stafit operuan fikëset e zjarrit dhe ndihmuan performuesin të dilte nga kafazi i tmerrit.

Incidenti ndodhi dje në parkun e zbavitjes Happy Valley në Shanxi, në veri të Kinës.

Në audiencë njerëzit nisën të ulërinin e të kërkonin ndihmë për motoçiklistin e dëmtuar, shkruante rrjeti vendas e Sohu News.

Zyrtarët thanë se i plagosuri kishte pësuar lëndime në krah e në këmbë dhe po trajtohej në spital.

Ata shtonin se një hetim po zhvillohet për shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
1/3
Megjithse motoçiklisti është rrëzuar dhe ka marrë flakë, kolegu i tij fillimisht vijon xhirot ekstreme brenda sferës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA