Ushtarët bëhen gati për luftë, këndohen vargjet hebraike/ Top Channel pak kilometra larg Gazës, pamje të pazakonta
12/10/2023 14:20
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe i cili ndodhet në jug të Izraelit, pak kilometra nga fronit, Gaza e cilëson të pazakontë situatën atje.
Bibe: Ndodhemi pak kilometra larg kufirit me Gazën, është një pikë ku vullnetarë të ndryshëm vijnë dhe u ofrojnë ushtravëe ushqim, në fakt gjatë periudhës së një pushimi të shkurtër një rabin po këndon vargjet hebraike dhe ushtarë të tjerë që falen. Forcat izraelite po përgartiten për luftë.
Në ditën e gjashtë të konfliktit të Izraelit me palestinezët e Hamas në rripin e Gazës, vazhdojnë bombardimet intensive të ushtrisë izraelite si nga ajri ashtu edhe nga toka drejt Gazës.
Top Channel