Të sapoçelurit e një bretkose të Azisë juglindore shfaqin një motiv të caktuar ngjyrash në lëkurën e tyre duke u kamufluar si bajga kafshësh, për t’i shpëtuar predatorëve, thotë një studim i ri.
Një grup studiuesish që po studiojnë te vegjelit e “bretkosave fluturuese” Wallace, në ngjyrë të kuqe, me pika të bardha, bënë zbulimin pas një eksperimenti në kopshtin zoologjik të Vienës, Schoenbrunn.
“Të rinjtë e bretkosave me shumë gjasa mbështeten te fakti se ato mund të shikohen por do te ngjajnë me diçka jo të ngrënshme”, tha studiuesja Susanne Stueckler e Universiteti të Vienës.
Ajo dhe grupi i saj publikuan zbulimet në revistën ‘Behavioral Ecology and Sociobiology’.
Për të testuar hipotezën e tyre studiuesit krijuan modele të ndryshme bretkosash dhe i vendosën ato pranë predatorëve në pyllin e improvizuar të kopshtit zoologjik.
Kjo sepse shumica e predatorëve fluturues përdorin vetëm shikimin për të zbuluar bretkosat si gjah, thotë studimi.
“Ne zbuluan se ky motiv i veçantë ngjyrash te të rinjtë e bretkosave funksiononte si maskim jashtëqitjeje, dhe mund të funksionojë si strategji që predatorët të mos i identifikojnë”.
Pikat e bardha të të vegjëlve zhduken pas një viti kur individët maturohen në të rritur dhe krijojnë ngjyrën karakteristike të shkëlqyeshme jeshile.
Bretkosat Wallace mund të kërcejnë duke qëndruar në ajër rreth 16 metra falë membranave te lëkurës poshtë krahëve dhe mes gishtave të tyre.
Top Channel