Albert Kuliçi është prokurori i parë i cili ka aplikuar për vendin vakant në Prokurorinë Posaçme, SPAK.
Ai sapo i ka dorëzuar dokumentet. Albert Kuliçi ka qenë prokuror në Vlorë, ndërsa aktualisht është prokuror në Tiranë.
Në vitin 2019 Kuliçit iu vendos eksploziv në makinë. Në atë kohë ai hetonte tjetërsimin e pronave në Karaburun e Zvërnec.
Sipas informacioneve, autorët e ngjarjes nuk u gjetën në atë kohë.
“Në vijim të interesimit publik për kandidatët që duan të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme në SPAK, njoftojmë se deri tani ka aplikuar prokurori Albert Kuliçi”, shkruhet në njoftimin e KLP.
Ndërkohë ka aplikuar edhe prokurori i komanduar i SPAK Olsi Dado. Prokurori Kreshnik Ajazi bëhet aplikanti i tretë deri tani për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.
Top Channel