Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, ku sërish më të dukshme mbeten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në orët e para të mëngjesit por mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA