Skemë mashtrimi/ Shisnin në rrjetet sociale bileta të ndeshjes Shqipëri-Çeki me çmimin 400 euro, nën hetim 4 persona
12/10/2023 10:36
Katër persona janë vënë nën hetim, pasi dyshohet se reklamonin në rrjetet sociale dhe shisnin online me anë të mashtrimit bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime tepër të larta.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. A., 35 vjeç, R. H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime që shkonin deri në 400 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel