Shkodër/ Masivi i dheut zë poshtë ekskavatorin, i merr jetën shoferit 56-vjeçar! Po kryente punime në rrugë

12/10/2023 16:28

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër.

Teksa në aksin rrugor në fshatin Prekal po kryheshin punime, një masiv dheu ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues 56-vjeçarin Z. P., i cili si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA