Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Done deal”.

Si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, goditet në flagrancë një rast i shit-blerjes së dozave të cannabis sativës. Arrestohet 23-vjeçari që po shiste dozat dhe procedohet në gjendje të lirë 20-vjeçari që po i blinte ato.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 267 doza, me qëllim shitjen.

Në vijim të operacioneve antidrogë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Done deal”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 2, Divjakë, u kap në flagrancë shtetasi K. F. teksa i shiste doza cannabisi, shtetasit E. N. Në vijim, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit K. F., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 267 doza, të gatshme për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi K. F., 23 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 20 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA