Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po diskutohet Kosova, ai u shpreh se me homologun e tij, Albin Kurti ka divergjenca botëkuptimore.

Rama: Unë Albin Kurtin e kam mik më shumë se Haradinajn, me të cilin në një segment jam gjendur në një konflikt personal, me Albinin s’kam pas asnjë problem personal, por me kryeministrin aktual të Kosovës kam divergjenca botëkuptimore mbi mënyrën se si arrihet tek qëllimi i përbashkët, fakti që me Ramushin kemi pasur krisqe në miqësi, kam neveri për një video të porositur dhe shpërndarë në tastierat e errëta kur Ramushi shfaqej me përfaqësues të Listës Serbe. Ramush Haradinaj si çdo luftëtar që ka parë plumba, ka varrosur vëllezër duke rrezikuar ta marrë edhe vetë plumba, nuk ka luftë imagjinare me hapje varresh digjitale, nuk ka si ta ketë problem fare të trokasë gotat, prapë do të ishte e neveritshme. Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe gurë për të hedhur pa e fshehur dorën bën luftën kur është për të bërë luftë dhe paqe kur është për të bërë paqen, turpi i mbuloftë. O do votoni rezolutën tonë të të thjeshtën e cila nuk i drejtohet planetit ose votoni ato rezolutat në asambletë e shtatë partive tuaja.

Top Channel