Kryeministri Rama në Kuvend ka kritikuar draft rezolutën e propozuar duke thënë se është një propagandë e opozitës kundër qeverisë.
Sipas tij asnjë parlament i vendeve të NATO-s apo të kandidate të BE-së nuk miratojnë rezoluta të tilla drejtuar botës.
“Jemi ftuar në mocion nisur me debat për draft rezolutën e depozituar në kuvendin e Shqipërisë që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, fill pas rezolutës së Kosovës, së vrasjes së Afrim Bunjakut, nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri në Kosovës.
Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën dhe detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre, që u drejtohen për mbështetje politike fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtare ku Kosova nuk bën pjesë. Por Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, vend që ka ulësen, ka të gjitha rrugët e komunikimit institucional me botën politike, ka ambasadorët e vetë në të gjithë organizma, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që na u propozua.
Cili parlament i vendeve të NATO-s apo kandidate të BE-së miraton rezoluta të tilla drejtuar botës. Organizata të komuniteteve euroatlantike, ndërkohë që janë vetë pjesë e tij. Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare, rezoluta të tilla shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e programacionit kundër qeverisë, herë si zgjatim i thonjve të krizës në veri, herë si politikë ditore, herë me thirrjen në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në parlamentin e shekullit 21″, u shpreh Rama.
Top Channel