“S’mund të pezullohet një i zgjedhur”/ Gjyqi i Veliajt, juristi përplaset me ish-prokurorin në ‘Shqipëria Live’: Ai izolohet që të mos ushtrojë detyrën, këta… 15/09 13:30
Kryeministri Edi Rama e festoi golin e tretë të Shqipërisë ndaj Çekisë, me një puthje për bashkëshorten e tij, Linda Ramën.
Shqipëria siguroi bindshëm fitoren, pasi rezultati i tanishëm është 3-0.
Goli i mrekullueshëm erdhi nga asisti i Dakut për Seferin që me portën e boshatisur nuk gaboi. Ky ishte goli i dytë për Seferin pasi shënoi edhe në minutën 51′. Ndërsa golin e parë e shënoi Jasir Asani, pak minuta para fillit të ndeshjes.
Me këtë fitore Kombëtarja është shumë pranë kualifikimit në “Euro 2024”.
Top Channel