Mijëra tifozë kuqezi mbushën sonte stadiumin dhe tashmë kanë nisur festën për fitoren e thellë të Shqipërisë ndaj Çekisë.

Në stadium ndodhen politikanë dhe personazhe të njohur, përfshirë presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Në Arenën Kombëtare ndodhet edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që sot udhëtoi drejt Tiranës me djalin e Adem Jasharit, Lulzim Jasharin.

Por, ajo që vihet re është se Kurti nuk ndodhet pranë Ramës. Kryeministri shqiptar ndodhet me bashkëshorten e tij dhe djalin në tribunën VIP, pranë presidentit të FSHF-së Armando Duka. Ndërsa kryeministri i Kosovës qëndron në stadium, larg tribunës VIP.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA