Presidenti i Iranit flet me princin e Arabisë Saudite për herë të parë, prej konfliktit Izrael-Palestinë (fotot)

12/10/2023 21:42

Disa javë më parë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Joe Biden se Lindja e Mesme ishte në prag të një “linjëzimi të ri” me marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, por ngjarjet e ditëve të fundit me mijëra të vrarë në Palestinë dhe Izrael bëjnë të duket se “linjëzimi i ri” është i një natyre krejt tjetër, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Sot president Ebrahim Raisi i ka telefonuar për herë të parë princit saudit të kurorës Mohammed bin Salman, në atë që zyrtarët komentonin si afrimin e një pozite të përbashkët pro kauzës së Palestinës.

Telefonata e parë mes të dyve është një zhvillim i rëndësishëm, mes diferencave të muslimanëve Sunni e Shiit, që ka qenë burime konfliktesh në Lindjen e Mesme.

Zhvillimi vjen pasi Teherani dhe Riadi rivendosën marrëdhëniet diplomatike pesë muaj më parë.

Zëdhënësi i qeverisë së Iranit, Mohammad Jamshidi njoftonte për takimin në rrjetet sociale: “At diskutuan për nevojën e ndalimit të krimeve të luftës kundër Palestinës. Uniteti islamik u theksua në bisedë teksa të dy ranë dakord se krimet e regjimit me mbështetjen e SHBA shkaktojnë pasiguri  në të gjithë botën islamike”.

Ndërsa eksperti i çështjeve saudite në SHBA Simon Henderson, shprehej: “Është shumë interesante dhe e rrezikshme në të njëjtën kohë. Kjo mund të reflektojë përpjekjet e Uashingtonit në kanalet diplomatike për të nxitur Iranin të mos përshkallëzojë konfliktin”.

“Mendoj se SHBA shqetësohet për luftimet dhe zgjerimin e konfliktit. Ata duan të mbajnë larg Hezbollah [grupi militant iranian] duke mbajtur larg vetë Iranin”, shtoi Henderson.

Autoritetet në Gaza thonë se 1,400 palestinezë janë vrarë në pesë ditët e bombardimeve izraelite dhe më shumë se 5000 janë plagosur. Ndërkohë mijëra trupa të ushtrisë izraelite janë grumbulluar rreth Bregut Perëndimor me sipërfaqe rreth 200 km katrorë, në pritje të pushtimit të mundshëm tokësor.

FOTO GALERI
5/7
Ndërkohë mijëra trupa të ushtrisë izraelite janë grumbulluar rreth Bregut Perëndimor me sipërfaqe rreth 200 km katrorë, në pritje të pushtimit të mundshëm tokësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA