Përfundon seanca për Belerin/ Avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga trupa e gjykimit

12/10/2023 10:09

Përfundon seanca  e parë për Alfred Belerin. Seanca e radhës më datë 17 ora 13:00.

Dhionisi Fredi Beleri, nën gjykim për korrupsion më zgjedhje kërkoi në seancën e parë në themel pavlefshmërinë e akteve të hetimit, mbi të cilat u krye arrestimi.

Me argumentin se prokuroria e Vlorës nuk ishte kompetente për ta hetuar, kryetari i votuar i bashkisë së Himarës tha se nuk ishte dëgjuar edhe kur i kërkoi SPAK që t’i vendoste në dispozicion përgjimet dhe vëzhgimet ambientale.

Ky version u kundërshtua nga Prokurori i Posaçëm i cili kujtoi se çështjet e korrupsionit më zgjedhje në kushtet e flagrancës u hetuan në të gjithë vendin nga prokurorë të gatshëm, ndërsa më pas u shpall mos kompetenca dhe stafetën e hetimit e mori SPAK.

Beleri i cili është në burg për zgjedhjet lokale të majit kërkoi përjashtim nga gjykimi të gjyqtares Etleva Deda, e cila po ashtu depozitoi dorëheqje për shkak se është shprehur më herët me vendim për një tjetër kërkesë të Belerit.

Zëvendësimini gjyqatares do të vendoset nga kreu i gjykatës antikorrupsion. Por kur pretendimet e tij Beleri i tha përmes avokatëve, në prezantimin e tij para trupës që do ta gjykojë Beleri pohoi gjeneralitetet, dy shtetësinë greke dhe shqiptare.

Pyetjes a ke qenë ndonjëherë i dënuar, kryetari i votuar i bashkisë Himarë, ku u përgjigj “ i rehabilituar” , një shpjegim që kupton se ai ka patur më herët probleme me ligjin dhe është dënuar për këtë gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA