Lart Haxhiu ka refuzuar takimin me përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në burgun e Koridhalos, ku do të vihej në dijeni për procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017.
Në seancën e së enjtes avokati Detar Hysi i kërkoi gjykatës që të njoftohej edhe njëherë Haxhiu, por gjykata deklaroi mungesën e akuzuarit.
Më pas avokati Hysi kërkoi të hiqte dorë nga mbrojtja, mbasi sipas tij kishte prokurë nga i ati dhe jo nga i akuzuari, por për disa herë u refuzua nga gjykata e cila urdhëroi që avokati të mos dalë nga salla.
Senaca e radhës do të mbahet më 20 tetor në orën 14 e 30. Prokurorja e Posaçme, Doloreza Musabelliu kërkoi që të merrej dhe vendimi i dënimit të Apelit të Posaçëm Anterio Kaloshi dhe Orges Birbili ku veç të tjerash ata u dënuan edhe për vrasjen e mbetur në tentativë të Xhulio Shkurtit (nipi i Aldo Bares). Prokurorja vijon të ketë mbrojtje nga shteti.
Top Channel