Një turiste gjermane ka ndërruar jetë këtë të enjte në Shkodër, teksa po kalonte në këmbë shtegun drejt Thethit.

Pesë turistët e huaj janë nisur pa një guidë dhe banorë të zonës, nga Thethi për të vizituar Qafën e Pejës, një nga atraksionet turistike me të veçanta të Alpeve Shqiptare.

Sapo kanë mbërritur në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, mes shkëmbinjve, 31-vjeçarja ka rrëshqitur duke rënë në greminë.

Në ndihmë të saj kanë shkuar edhe miqtë, por e kanë pasur të pamundur. Ata kanë njoftuar policinë. Menjëherë nga Thethi është nisur një grup vullnetarësh. Ata kanë arritur t’i gjejnë turistët, ndërsa për viktimën ka qenë e pamundur ta nxjerrin nga gremina. Në këto momente, turistët e tjerë të cilët kanë pësuar lëndime të lehta, së bashku me të riun Nikollë Djegesina nga Thethi, i cili ka shkuar vullnetarisht në ndihmë të tyre, po kthehen.

Errësira dhe shkëmbinjtë e bëjnë të vështirë lëvizjen. Në zonë kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe ka nisur operacioni për nxjerrjen e viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA