Protesta e studentëve të mjekësisë të cilët janë kundër detyrimit për të punuar në shtet pas diplomimit po zgjat prej ditësh por dhe tarifës 240 mijë lekë të reja.

Në këtë video ekskuzive të Top Channel, Ministrja Ogerta Manastirliu shfaqet, teksa ecën në këmbë për në Ministri, ndërkohë që krah saj shihen studentët e mjekësisë që me manekinë në duar dhe bluza të bardha po bëhen gati për protestën e radhës.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu do të duhet të vendosë paqen, mes studentëve dhe institucionit që ajo tashmë drejton për këtë “çështje të nxehtë” që nisi në fakt me paraardhësen e saj në këtë post Evis Kushin.

Në një reagim sot për protestën, Ministria e Arsimit insiston tek ligji i miratuar nga Kuvendi që mjekët pas përfundimit të studimeve të shërbejnë në vendin e tyre.

“Studentët kanë të drejtën e tyre për të protestuar, por Ligji është ligj i miratuar në kuvendin e Shqipërisë që synon të sigurojë ofrimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri”- tha Zamira Gjini, drejtore politikave në Ministrinë e Arsimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA