“Kosova” diskutim në Kuvend, Rama: Pse nuk është tokë e askujt kur aty lulëzojnë grupe kriminale?!

12/10/2023 11:28

Komenti i kryeministrit Edi Rama “Kosova, tokë e askujt” nxiti debat në seancën e sotme plenare.

Rama: Pse nuk është tokë e askujt kur aty lulëzojnë grupe kriminale?! Kur nuk e di çdo të ndodhë nesër?! Si ishte Lazarati, tokë e askujt ishte! Shumë thjesht, u nxor nga konteksti (deklarata) duke u shfrytëzuar me epsh. Përfshirë edhe non gratat që e futën me dosjen e aktakuzës, atyre që propagandojnë aktakuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as debat i shëndetshëm demokratik, vetëm mbajtja ndezur e konfliktit, ato thonj juve u interesojnë, kjo është tragjedia e Kosovës sot se kështu numërojnë se sa vota shtojnë, sa armiq pjekin, për t’i dhënë miletit lugë bosh, gjithë kjo tollovi germash në lumenjtë e marrëzive të shkruar në të dyja anët gjaku i dëshmorëve të Kosovës, nga ai i komandantit legjendar Adem Jashari tek Afrim Bunjaku përzihet me vrerin enigmatave provinciale i cili shpërndahet në rrjete sociale me video të porositura. Nuk më bën dëm mua, kjo është vërteta më e hidhur, na bën dëm ne, i bën dëm dinjitetit të Kosovës, marrëdhënies strategjike të Kosovës, procesit të shtet njohjes së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA