Hajduti ikën me të katra! Hyn për të vjedhur, shitësja e nxjerr jashtë

12/10/2023 13:11

Ky person që shihni në këto pamje që mban në dorë një send në dukje pistoletë çakmak është kthyer në makthin e bizneseve celulare.

Të martën mbrëma ai grabiti një pikë rimbushjeje pak metra larg drejtorisë së policisë tiranë. Pavarësisht se fotoja e tij iu shpërnda gjithë komisariateve në Tiranë, ai nuk mundi dot të identifikohej dhe të vihej në pranga duke e përsëritur sërish të njëjtën vepër penale

I maskuar me një kapele dhe me të njëjtat rroba autori i grabitjes së një pike të rimbushjes së celularëve në rrugën “Myslym Shyri” mbrëmjen e së mërkurës erdhi në zonën e kombinatit për të kryer një tjetër grabitje e cila dështoi. Por pavarësisht kësaj autori mundi sërish të largohej i pa shqetësuar nga policia.

Në pamjet e kamerave të sigurisë autori shfaqet emocional duke iu drejtuar shitësve se grabitjen po e bënte i shtyrë nga nevoja për të kryer një transplant mëlçie. Njëra prej shisteve dorëzohet dhe i thotë autorit të marrë gjithçka. Ndërsa tjetra e bindur se arma nuk ishte e vërtetë e nxjerr jashtë dyqanit pavarësisht se autori vijonte presionin.

Pasi autori u largua shtieset njoftuan komisariatin nr 6 i cili administroi pamjet e kamerave të sigurisë, por pavarësisht provave autori mbetet anonim dhe në liri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA