Gjetën portofolin e humbur në Tiranë, punonjësit e Policisë ia dorëzojnë pronares

12/10/2023 11:04

Punonjësit e policisë në Tiranë kanë gjetur një portofol të humbur në rrugë, gjatë patrullimit në afërsi të shkollës “Kosova”.

Portofolin kishte një shumë parash, karta bankare dhe dokumente identifikimi të një shtetaseje.

Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin në Komisariatin e Policisë Nr. 1, dhe pas verifikimeve të kryera është kontaktuar gruaja, pronare e portofolit.

Ajo është paraqitur në komisariat dhe ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA