Top Channel ndodhet në Izrael, aty ku situata është e pazakontë dhe tepër e rëndë. 

Konkretisht, këto pamje tepër prekëse, vijnë nga festivali ku humbën jetën 260 persona, kryesisht të rinj, pas sulmit të militantëve të Hamasit.

Në videot, që vijnë nga gazetari Artur Bibe dhe Ilia Poçi, shihen makina të braktisura ose të prishura nga sulmet. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbetur ende tendat, shishe me ujë në tokë, rroba të shumta dhe këpucë.

Pjesëmarrësit në festivalin muzikor izraelit u gjetën të grumbulluar në tenda të improvizuara.  Festa e bukur e mbushur me alegri, në Festivalin e Supernovës, që po zhvillohej pranë Rripit të Gazës, u kthye në një mort për qindra persona.

Në raportimet e bëra thuhet se shumë viktima të tmerruara kanë ikur nëpër rërë në këmbë drejt makinave të tyre në përpjekje për t’u larguar nga tmerret, por janë ndeshur me të shtëna nga persona të armatosur.

Të mbijetuarit kanë deklaruar se kanë qenë duke festuar deri në orët e para të mëngjesit, por më pas sirenat e alarmit për sulmet me bomba kanë mbizotëruar atë që po luhej nga artistët.

Terroristët e Hamasit më pas ndërprenë energjinë elektrike, ndërsa raketat fluturuan sipër ambientit ku qëndronin, më pas kanë qenë njerëz të armatosur që kanë nisur shkarkimin e plumbave.

Disa prej të mbijetuarve në detajet e zbuluara njoftuan se u detyruan të fshiheshin nën shkurre, për të shpëtuar breshërisë së sulmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA