Nga Gaza, Top Channel sjell dëshminë e një shqiptaro-palestinezi i larguar prej Shqipërisë bashkë me të motrën në vitin 1998.
Gazetari Muhamed Veliu përmes telefonit bisedoi me Iljad Ashour, i cili së bashku me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tyre janë strehuar në një shkollë.
Për situatën aktuale në Gaza Iljadi thotë:
“Çdo minutë ka bombardime në qytetin e Gazës. Veriu Gazës iku. U shkatërrua fare. Nuk ka asnjë banor në veri. Situata në Gaza është shumë keq, shumë e rëndë. Bombardime çdo pesë-dhjetë minuta”.
Si në çdo lutë edhe kjo nuk i ka kursyer fëmijët. Iladi në vijim të intervistës na tregon se si po mundohen ti qetësojnë teksa avionët izraelit vijojnë bombardimet.
“Fëmijëve u themi se janë fishekzjarre. Tani janë mësuar me zhurmën e kësaj gjendjeje. Ushqime na sjellin vetëm nga Kombet e Bashkuara”.
Sikurse edhe e motra Amal, e intervistuar nga Top Channel paraditen e së enjtes, Iljadi shprehet se kanë tentuar pa sukses të dalin nga Gaza, tashmë e rrethuar nga ushtria izraelite në pritje të një mësymje tokësore nga momenti në moment.
“Ne duam të largohemi nga Gaza nëse ka mundësi. Të gjithë kufijtë janë të bombarduar nuk ka kufij. E gjithë lufta është në kufi”, tha Iljadi për Top Channel.
Top Channel