Ky është palestinezi Naim Abuejad ardhur në Shqipëri si student në vitin 1970.

Nga martesa me një vajzë nga Durrësi, lindën në Shqipëri vajzën Amal dhe djalin Iljad të cilët prej vitit 1998 u zhvendosën të jetojnë në Gaza.

Në një intervistë telefonike me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, shqiptaro-palestinezia Amal Ashour, tregon momentet e para kur nisën bombardimet në Gaza.

“Nuk kemi asgjë. Morëm vetëm rrobat. Mezi i morëm dhe ikëm në tre të natës duke ecur me vrap mes bombardimeve. Shkuam në një spital që ishte i mbushur me të plagosur me të vdekur. Dolëm nga aty dhe ikëm në një shkollë afër qytetit Benhanun në Gibal”, tha Amal Ashour.

Amal na tregon se ku po strehohen për të qenë të sigurt sa të munden.

“Jam strehuar në një shkollë të një shoqate europiane. Jam duke vrapuar nga frika e bombardimeve. Në këtë shkollë çdo minute vjen një familje pasi kërcënohet e vinë këtu tek ne. Në një klasë 4 deri 5 familje. Këtu jam me familjen bashkë me vëllain dhe fëmijët e tij. Është edhe xhaxhai më familjen. Kjo shkollë është e mbushur me familje nga të gjitha anët e qytetet”, shprehet Amal.

Amal thotë se nga sulmet mbi gaza në 2014 shtëpia iu shkatërrua. E njëjta gjë ndodhi edhe disa ditë më parë.

“Në shtëpinë time ka ndodhur bombardimet. Është bombarduar shtëpia ime. Gjysma e shtëpisë iku. Edhe shtëpia e vëllait gjithashtu pasi jemi në një lagje. Përfshi shtëpinë e xhaxhait e kanë bombarduar. Qyteti ku unë jetoj, Benhanun, në veri të Gazas është rrethuar me ushtarë dhe kërcënuar nga tanket dhe ushtarët”, thotë Amal.

Por si e parashikon të ardhmen tek sa ndodhet në mesin e kësaj lufte?

“Unë nuk e di. Gjendja po bëhet keq e më keq. Nuk e di si do t’ja bëj pasi frika po shtohet. Nuk e kam pasaportën shqiptare pasi kam 22 vite në Gaza dhe nuk kam dalë asnjëherë nga Gaza. Kam edhe fëmijët të cilëve nuk i kam bërë pasaporta për të patur mundësi të dal. Unë dua të dal por të marr edhe fëmijët e mi”, ka thënë ndër të tjera Amal.

Përmes Top Channel Amal apelon për ndihmë.

“Kërkoj të më tërheqin nga Gaza me fëmijët e mi sepse të cilët nuk kanë pasaporta bashkë me vëllanë tim e fëmijët e tij. Pasi të mbarojë lufta të jem e sigurt e të kthehem prapë në shtëpinë time pasi kam jetën dhe punën këtu”, tha Amal Ashour.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA