Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 3:00. Mjeti që ishte i parkuar i përket një efektivi policie.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale, megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes.

Zjarr është fikur nga zjarrfikësit duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.

“Pogradec/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).

Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA