Alpinistet rivale vdesin nga orteku në tentativën e rekordit, kosovarja arrin të shpëtojë në Tibet (fotot)

12/10/2023 18:05

Dy alpiniste amerikane që garonin për një rekord botëror ngjitjeje raportohet se kanë humbur jetën në pengesën e fundit.

Gina Marie Rzucidlo dhe Anna Gutu, ishin duke ngjitur majën rreth 8000 metra të lartë Shishapangma në Tibet.

Ato konkurronin me njëra-tjetrën se cila do të bëhej gruaja e parë që ngjitje në një nga 10 majat më të larta të botës, në atë që supozohej të ishte ngjitja e fundit e sfidës së tyre.

Por tragjikisht ato kane vdekur në dy vendndodhje të ndryshme pas goditjeve të disa orteqeve në fundjavë, raporton rrjeti britanik Telegraph, sipas autoriteteve kineze.

Trupat e tyre nuk janë gjetur ende.

Alpinistja kosovare Uta Ibrahimi gjithashtu duke ngjitur majen, kishte arritur të kthehej pas goditjes së ortekut të parë dhe tha se kishte parë zonjushën Rzucidlo dhe guidën e saj teksa vazhdonin ngjitjen.

Gutu kishte vdekur bashkë me guidën e saj vendas, Mingmar Sherpa, ndërsa Rzucidlo dhe guida e saj Tenjen Sherpa u shpallën të humbur në të njëjtën ditë.

Fillimisht kishte shpresa se 45-vjeçarja Rzucidlo dhe guida e saj mund t’i kishin mbijetuar ortekut, por tashmë është konfirmuar se dhe ata të dy kanë vdekur.

Ishin më shumë se 50 alpiniste që përpiqeshin të arrinin në majën e malit Shishapangma, i 12-ti më i lartë në botë dhe i vetmi mbi 8,000 metra lartësi që gjendet brenda Tibetit.

Motra e viktimës Rzucidlo, Christy Lavallee shprehej: “Autoritetet kineze i kanë shpallur të vdekura motrën time Gina dhe guidën e saj Sherpa Tenjen Lama.

“Na thanë se kërkimet për trupat e tyre do të nisin kur kushtet e motit të jetë të favorshme. Ne jemi të shkatërruar, qëndrojmë vetëm në gjendje të mpirë ose duke qarë”.

“Ajo kishte disa vjet që përgatitej për këtë, ato ishin aq afër”.

Tenjen Sherpa, alpinisti i njohur, shoqërues i ngjitjes së Rzucidlo, kohët e fundit kishte shënuar një rekord botëror me alpinisten norvegjeze Kristin Harila duke e ngjitur këtë mal në kohën më të shpejtë.

Ata realizuan ngjitjen në 92 ditë, ndërsa më parë kishin ngjitur majën K2 Karakoan në Pakistan.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA