GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhuljano Hoxhën dhe me 17 vite burg Euglen Halilin, të akuzuar për ekzekutimin në mënyrë makabre të Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020-ës në Elbasan.
Megjithëse SPAK kërkoi 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglen Halilin, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë një dënim më të rëndë.
Hoxha dhe Halili tronditën qytetin e Elbasanit, duke u përfshirë në dy vrasje të bujshme, të ndodhura në kohë rekord më 2020-ën. Dyshja ekzekutuan Emiljano Ramazanin më datë 20 Korrik poshtë shtëpisë së tij, në lagjen “28 Nëntori”, teksa ai po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë.
Më 29 Korrik, ata masakruan me thikë, duke e qëlluar plot 27 herë, 23-vjeçarin Rigels Runaj në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit.
Në të dy krimet, sipas SPAK ata kanë bashkëvepruar dhe me persona të tjerë, që janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Po nga hetimet rezulton se dy të rinjtë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë.
Top Channel