Disa njerëz të mashtruar nga 3 adoleshentë të moshave nga 16 deri në 17 vjeç të cilët kishin hapur adresa në rrjetet sociale ku postonin foto joshëse të vajzave dhe ofronin favore seksuale kundrejt pagesës.

Qytetarë të ndryshëm kontaktonin me mesazhe me këto adresa false dhe linin një takim. Adoleshentët të cilët menaxhonin këto faqe u linin një vend takimi ku personat e interesuar bënin pagesën e më pas komunikimi ndërpritej pasi adoleshentët I bllokonin.

Pas finalizimit të operacionit policia sekuestroi aparatet celular të adoleshenteve nga ku menaxhonin adresat false. Nga këqyrja e tyre policia zbuloi se adoleshentet kishin komunikuar me 150 persona të cilët për favoret seksuale të premtuara kishin paguar 100-200 euro. Dëmi ekonomik I shkaktuar nga adoleshentët llogaritet 30 mijë euro.

Për shkak të moshës ata u proceduan në gjendje të lirë, ky operacion dëshmon edhe një herë fenomenin e përfshirjes së të miturve në aktivitete të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA