Shkatërrimi në Gaza zbulohet në foto apokaliptike pas bombardimeve të pandalura izraelite (fotot)

11/10/2023 17:42

Në pamje të publikuara sot nga rrjeti francez AFP shiheshin zonat urbane në Gaza thuajse të shkatërruara tërësisht pas qindra sulmeve ajrore izraelite në dy ditët e fundit.

Zhvillimi vjen pasi një zyrtar i lartë i mbrojtjes izraelite tha se “shpresonte që Gaza të kthehej në një qytet tendash” me çdo ndërtesë të shembur, shkruan rrjeti britanik Metro.

Dhe në fakt në imazhe shihen shtëpi të panumërta të shkatërruara dhe automjete të kthyera në rrënoja, teksa grupe të ndihmës gërmojnë për të mbijetuar.

Të paktën 140 fëmijë janë mes rreth 800 palestinezëve të vrarë nga bombat e avionëve izraelitë, njoftonte sot grupi i Mbrojtjes së Fëmijëve të Palestinës.

Me shume se 200 vendndodhje janë goditur nga sulmet ajrore në Gaza, ku janë vrarë më shumë se 800 vetë dhe plagosur rreth 4,000.

Ministri izraeliti mbrojtjes tha se është hequr kufizim ndaj luftëtarëve dhe premtoi intensifikim të luftimeve.

Një nga zonat më të goditura në Gaza ishte zona Al-furqan për të cilën zyrtarët izraelitë thonin se ishte një “strofkë terrori”

Sulmet kanë shkatërruar një universitet islamik që përflitej për lidhje me Hamas, dhe 80 objektiva në zonën Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës, duke përfshirë sipas Izraelit, dy dege bankare që “financonin terrorizmin”.

Izraeli ka ndërprerë në zonë furnizimet me ujë, ushqim, rrymë elektrike dhe karburant.

Lufta mizore raportohet se ka marrë rreth 2000 jetë njerëzish nga të dyja palët dhe ende nuk duket se po i afrohet fundi.

FOTO GALERI
2/9
Në imazhe shihen shtëpi të panumërta të shkatërruara dhe automjete të kthyera në rrënoja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA