Mbi 800 mijë kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i këtij viti në vendet e Bashkimit Europian, si dhe në Norvegji dhe Zvicër.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky është numri më i lartë që nga viti 2016, e dëshmuar qartë edhe nga të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Evropian në fushën e azilit, të cituara nga gazeta gjermane “Die Welt”.

Sipas informacioneve, Letonia ka shënuar rritjen më të madhe të azilkërkuesve, me 168 për qind krahasuar me një vit më parë. Pas saj vjen Estonia, ku refugjatët janë 119% më shumë se në vitin 2022. Kjo lidhet me rritjen e numrit të personave që kalojnë kufijtë e dy vendeve nga Bjellorusia. Gjermania është në vendin e tretë për nga numri i azilkërkuesve, me një rritje prej 74 për qind. Në Gjermani pothuajse një në tre refugjatë vijnë nga Siria – që është 27 për qind të azilkërkuesve. Pas sirianëve, kërkesat më të shumta janë nga afganët dhe turqit.

Në Francë, nga ana tjetër, ritmi i rritjes ishte 37%, sipas Die Welt. Në Itali, numri u rrit me 63% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, citon gazeta raportin e BE-së. Disa vende gjithashtu regjistruan një rënie në numrin e kërkesave për azil. Sipas raportit, rëniet më të mëdha ishin në Danimarkë (56%), Maltë (54%), Qipro (52%) dhe Austri (41%). Vendi me numrin më të ulët të azilkërkuesve këtë vit ishte Hungaria, ku u regjistruan vetëm 26 kërkesa për azil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA