Në krye të detyrës për të informuar botën, lufta mes Izraelit dhe Hamasit merr jetën e shumë gazetarëve

11/10/2023 11:02

Disa gazetarë po sakrifikojnë jetën e tyre ndërsa mbulojnë dhe raportojnë luftën e përgjakshme midis Izraelit dhe Hamasit.

Të paktën shtatë gazetarë janë vrarë në Rripin e Gazës që kur Hamasi filloi sulmin e tij të shtunën, sipas grupeve të lirisë së shtypit dhe raporteve të medias. Ky numër mund të rritet edhe më tej në ditët në vijim pasi Izraeli kryen sulme hakmarrëse kundër Hamasit, ndërkohë që grupi terrorist vazhdon të kryejë ofensivën e tij kundër shtetit hebre.

Gjakderdhja nënvizon rrezikun shumë real që gazetarët marrin përsipër ndërsa raportojnë nga zonat e konfliktit, duke mbledhur informacion në rrethana jashtëzakonisht të vështira për të mbajtur botën të informuar dhe për t’i mbajtur autoritetet përgjegjëse nw dijeni për atë që po ndodh në terren.

“Në shumë mënyra, gazetarët më të cenueshëm janë ata që duhen më shumë,” vuri në dukje të martën Sherif Mansour, një koordinator i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve që mbikëqyr Lindjen e Mesme.

Në Gaza, numri i përgjithshëm i të vrarëve në enklavën e mbipopulluar bregdetare është rritur në 950, ndërsa janë plagosur 5.000 njerëz. Nga ana tjetër ushtria izraelite tha se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Izrael ka arritur në 1.200 dhe se më shumë se 2.700 njerëz janë plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA