Vdekja e një fëmije 3-vjeçar, pas trajtimit të infeksionit oral me anestezi totale, tronditi shoqërinë dhe riktheu në fokus një fenomen alarmues: Gabimet masive në diagnozë dhe mjekime.
Ende pa u shuar tronditja e asaj ngjarje, një tjetër familje denoncoi vdekjen e foshnjës 8-muajshe në spital.
Në puntatën e kësaj të mërkure programi investigativ “Inside Story” do të sjellë një sërë denoncimesh të forta nga pacientë të dëmtuar nga gabimet mjekësore.
Nga neglizhenca, te moskualifikimi i mjekëve, dhe në fund mungesa e autopsive për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjeve që i nxjerr të pastër përgjegjësit.
Abuzimet e rënda në klinikat dhe spitalet private që korruptojnë drejtësinë dhe zvarrisin çështjet.
Histori tronditëse të pacientëve që kanë pësuar dëmtime të përjetshme nga gabimet e mjekëve në sistemin publik dhe atë privat.
Top Channel