Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha të mërkurën se “po kërkon urgjentisht” 104 milionë dollarë për të ofruar përgjigjen e saj humanitare ndaj civilëve të prekur nga përshkallëzimi i dhunës në Gaza.
Agjencia tha në një deklaratë se dëshiron “të mundësojë përgjigjen e saj humanitare shumë-sektoriale gjatë 90 ditëve të ardhshme. Fondet e kërkuara do të mbulojnë nevojat urgjente të ushqimit, jo ushqimore, shëndetit, strehimit dhe mbrojtjes për deri në 250,000 persona që kërkojnë siguri në strehimoret e UNRWA në të gjithë Rripin e Gazës të shkatërruar dhe 250,000 refugjatë të tjerë palestinezë brenda komunitetit.”
“Është jashtëzakonisht urgjente që qasja në ndihmën humanitare dhe mbrojtjen të ruhet për të gjithë civilët,” tha Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini.
UNRWA tha se po përballet me një krizë financiare dhe ka vetëm fonde të mjaftueshme për të vazhduar aktivitetet e saj në rajon deri në fund të muajit.
“Ajo që po shpaloset është tashmë një tragjedi humanitare e paprecedentë. Sido që të jenë rrethanat, rregullat zbatohen në kohë konflikti dhe kjo nuk bën përjashtim. Ndihma për civilët që nuk kanë ku të ikin duhet të jenë të menjëhershme: ujë, ushqim, ilaçe”, tha Lazzarini.
Top Channel