37-vjeçarja nënë e dy fëmijëve vdes gjatë garës së ngrënies së ëmbëlsirave në klubin e regbisë (fotot)

11/10/2023 16:11

Një nënë e dy fëmijëve ka humbur ndjenjat dhe ka vdekur teksa merrte pjesë në një ‘kompeticion të ngrënies së ëmbëlsirave.’

37 vjecarja Natalie Buss nisi të mbytej pasi kishte gëlltitur rreth shtatë ëmbëlsira, duke mbushur gojën në një event bamirësie sporti në Uells, në perëndim të Britanisë.

Një grua në audience tregonte: “Sa herë që ajo fuste një ëmbëlsirë në gojë DJ bënte numërimin. Mendoj se arriti deri te shtata, ajo ishte duke qeshur dhe duke futur ëmbëlsirat në gojë. Të gjithë dukej se po zbaviteshin por disa çaste më vonë ajo ra në dysheme. Humbi ndjenjat menjëherë”.

“Ata të ndihmës së shpejtë erdhën dhe tentuan të përdornin defibrilator për t’i vënë në punë zemrën por nuk mund ta shpëtonin. Më duket se rrugët e frymëmarrjes i ishin bllokuar nga ëmbëlsirat”, tha dëshmitarja.

Dëshmitarë te tjerë te eventit në klubin Beddau Rugby Club, në jug të Uellsit mbetën të shokuar  — shumë prej tyre ishin në lot.

Bamirësia po organizohej për grupet e moshave të reja të regbisë, ku luante dhe djali i madh i viktimës Natalie.

Policia tha se po heton tragjedinë që ndodhi mbrëmjen e të shtunës.

Natalie punonte si llogaritare për grupin e financave UHY Hacker Young, bashkë me bashkëshortin Elliott, 40 vjeç, i cili është bashkëpronar në kompani.

Kjo e fundit nuk donte të komentonte për ngjarjen.

FOTO GALERI
2/3
Dëshmitarë te tjerë te eventit në klubin Beddau Rugby Club, në jug të Uellsit mbetën të shokuar — shumë prej tyre ishin në lot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA