Finlanda e pasigurtë për sabotimin e dyshuar të gazsjellësit nënujor me Estoninë (fotot)

10/10/2023 19:11

Një rrjedhje e papritur gazi në tubacionet e gazit të lëngshëm mes Finlandës e Estonisë ka qenë sot objekt i një konference të zyrtarëve të dy vendeve.

Kryeministri finlandez Petteri Orpo hezitonte te pranonte idetë se mund të ishte një sabotim nga Rusia.

“Çështja duhet hetuar tërësisht pas mbledhjes së informacioneve dhe jo të dalin shpejt në konkluzione,” tha Orpo, mbi incidentin e zbuluar të cilën që ende nuk është lokalizuar plotësisht.

“Autoritetet finlandeze po hetojnë mbi rrjedhjen e gazit që është zbuluar vetëm nga rënia e presionit dhe të dhënat e transmetimit të gazsjellësit nënujor mes Finlandës e Estonisë”, shtoi ai.

Gazsjelësi Balticonnector që kalon poshtë detit Balltik është nxjerrë tashmë jashtë funksioni pas rrjedhjes së dyshuar.

Mëngjesin e të hënës kompanitë energjitike të dy vendeve Gasgrid e Finlandës dhe estonezja Elering, njoftuan rënien e presionit në gazsjellës, pa ditur shkakun dhe as vendndodhjen e saktë të problemit.

Incidenti duket se është i ngjashëm me atë të shtatorit 2022, kur gazsjellësi nënujor Nord Stream mes Gjermaniosë e Rusisë u godit nga disa shpërthime, në një akt të rëndë sabotazhi. Çështja mbetet ende e pazgjidhur.

Kompania finlandeze tha se sistemi i furnizimit është ende i stabilizuar, i furnizuar nga terminali detar i gazit të lëngshëm Inkoo.

Ndërsa Estonia tha se gazi i saj vjen tashmë nga Letonia.

FOTO GALERI
1/4
Kryeministri finlandez Petteri Orpo hezitonte te pranonte idetë se mund të ishte një sabotim nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA