Analisti Artur Zheji tregoi për “Top Story” se ekziston një majë ajsbergu në dosjen e “Gërdecit”, për të cilën edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, është në dijeni.
Sipas Zhejit, ka një situatë shumë të turbullt dhe politika s’ka ndihmuar aspak për ta sqaruar. Opinionit publik i duhet një fajtor për Gërdecin, tha analisti.
“Zoti Mediu përfaqëson majën e ajsbergut, dhe është i shënjestruar sepse ka prova apo pretendohet se ka prova për të vijuar një proces dhe për t’i dhënë opinionit publik një fajtor. Duhet një fajtor.
Siç është parimi i ajsbergut 8/9 janë poshtë. Ato 8/9 Fatmir Mediu e di kush janë. Unë nuk dua të vë në dyshim SPAK-un si një institucion politik apo të afiluar me politikën. Sepse duke dëgjuar zotin Mediu më erdhën në mendje disa fraza që ka sjellë nga emigrimi Arben Ahmetaj. Dhe ka njerëz që janë dënuar për këtë çështje, ndoshta edhe më rëndë seç duhej. Ka njerëz që kanë marrë përsipër faje që nuk duhet ti merrnin, ka njerëz që s’kanë marrë përsipër asnjë faji.
Pra, këtu ka një situatë shumë të turbullt dhe politika s’ka ndihmuar aspak për ta sqaruar.
Unë nuk dua të dyshoj paraprakisht se SPAK-u është pjesë e persekutimit të Fatmir Mediut. Zoti Mediu që kur dha dorëheqjen në rastin e Gërdecit, dhe ajo e ka sfumuar karrierën e tij. Dhe politikisht, nuk ka qenë më një radikal i djathtë ashtu sikurse e kërkon forca e tij politike, Partia Republikane, por ka qenë më centrist. Uli tonet me qëllim që ai zotëria të thotë “po lë drejtësinë të punojë”, por edhe të mos jetë pre e gjuhetisë së shtrigave.”- tha Mediu.
Top Channel