Transportonte emigrantë nga Siria, shpallet në kërkim 57-vjeçari nga Kosova/ Çmimi i kripur që kërkonte

09/10/2023 13:13

Një 57-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim pasi transportonte emigrantë nga Siria me furgon.

Polici konstatoi në Milot se 57-vjeçari R. S., po transportonte drejt Kosovës 29 emigrantë të cilët synonin të kalonin kufirin, ilegalisht.

Sipas hetimeve të policisë, këtë veprimtari kriminale ai e kryente kundrejt pagesës, që varion 1000-8500 euro për person.

Sapo ka parë shërbimet e Policisë, burri ka braktisur furgonin dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë dhe ata të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Korsia”, në kuadër të të cilit është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi kosovar R. S., 57 vjeç, banues në Kosovë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA