Qyteti i lashtë nëntokësor i avancuar me 20 000 banorë, me qilarë e soba ‘moderne’, studiohet për herë të parë (fotot)

09/10/2023 15:36

Një nga qytetet nëntokësore më të avancuara të lashtësisë i pajisur me soba moderne e qilarë, është zbuluar për studiuesit për herë të parë.

Arkeologët turkë kanë zbuluar kompleksin e gjerë nëntokësor që besohet se shërbente si strehim prej epokës romake.

‘Sarayini’ ishte qyteti gjerë i mbushur me dhoma e korridore nëntokësore, duke u shtrirë në një siperfaqe prej më shumë se 70 000 metra katrorë.

I vendosur poshtë asaj që sot është zona metropolitane Sarayonu qytetit turk Konya, qëndron labirinthi i sofistikuar i rreth 30 banesave nëntokësore.

Deri rreth shekullit të tetë vendi strehonte 20,000 njerez , siç besohet kur edhe kristianët dhe muslimanët persekutoheshin nga perandoria romake dhe kishin nevojë për mbrojtje nga bastisjet e tyre, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Por zbulimi bëhet dhe më shokues prej mjeteve moderne e të sofistikuara të jetesës që gjendeshin në ambjentet nëntokësore.

Soba, oxhakë e magazina me llampa e sisteme ventilimi janë parë në kompleks, së bashku me puse uji.

Gjatë gërmimeve arkeologët kanë hasur dhe një kalim të gjerë që besohet se ishte “bulevardi kryesor i kompleksit”.

Në anë të korridoreve raportohen galeri të shumta së bashku me kalime lidhëse ndërmjet tyre.

Por prej përmasave të tyre të vogla ekspertët besojnë se banorët ishin të vegjël e të kequshqyer.

Masa e madhe e qytetit kompleks ka nxitur teori se vendi mund të jetë një pallat i lashtë.

Arkeologu Hasan Uğuz, i muzeuit të Konya i cili po drejton gërmimet arkeologjike tha: “Nuk mendonim se mund të përhapej në një sipërfaqe kaq të gjerë”.

“Kemi zbuluar ambjente të rehatshme, të lidhura me njëra-tjetrën dhe dizajn arkitekturor modern që ngjasojnë me  një pallat luksi, prandaj dhe quhet ‘Sarayini’,” tha ai, duke iu referuar kuptimit të fjalës “pallat i vogël mbretëror”.

Qytezat fqinje nëntokësore me Sarayini janë disa kilometra larg dhe studiuesit besojnë se mund të ketë një kalim lidhës mes tyre.

Më shumë se 600 shtëpi private në sipërfaqe kanë lidhej me banesat nëntokësore që janë zbuluar relativisht së fundmi në forma aksidentale.

FOTO GALERI
2/7
Materialet datojne prej epokes romake

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA