Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK aksion në disa qytete/ Zyrtarë të përfshirë në rrjetin e drogës
09/10/2023 18:19
Policia e Shtetit po kryen një operacion në disa qytete të vendit me urdhër të SPAK.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se aksioni është në vijimësi të operacionit “Flakë në det”, ku u dogj një velierë me drogë më herët.
Vijimi i hetimeve ka zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të narkotikëve, mes tyre edhe punonjës të tjerë policie. Top Channel mëson se personat në uniformë blu kanë pasur lidhje me trafikantët, duke favorizuar trafikun e drogës. Dhe se mes të arrestuarve është edhe një shef Komisariati.
Aktualisht operacioni është shtrirë në disa zona; në fshatrat e Lezhës, në Vlorë, në Fier dhe në Tiranë.
Top Channel