Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Afganistan arrin në 2,500 (Fotot)

09/10/2023 16:44

Numri i viktimave të tërmetit gjigant të së shtunës në Afganistan i ka kaluar 2,500, njoftonin së fundmi zyrtarët vendas.

“Sipas zyrtarëve të ministrisë së emergjencave, numri të rënëve  nga tërmeti i ka kaluar 2,500,” shkruante Khalid Zadran, zëdhënsi i policisë së Kabul.

“Grupet e ndihmës po punojnë por shumë të mbijetuar në zonë kanë nevojë për strehim dhe ushqim”, shtonte Zadran.

Më herët zyrtarët e emergjencave të Afganistanit thanë se 1,300 shtëpi ishin dëmtuar plotësisht apo pjesërisht nga tërmeti.

Agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar News, duke cituar Gjysmë Hënën e Kuqe raportonte se rreth 12 fshatra në krahinat Zinda Jan e Ghorian të provincës Herat, ku strehoheshin më shumë se 1 milionë njerëz, ishin shkatërruar plotësisht.

Grupet e shpëtimit bashkë me vullnetarë vendas thanë se mezi po përballojnë nxjerrjen e trupave të viktimave apo të plagosurit nga rrënojat e shtëpive të shembura.

Zëdhënesi i autoritetit të emergjencave në Afganistan, Mullah Janan Saiq tha se numri viktimave mund të rritet ende pasi dridhjet kanë shkaktuar dëme të shumta në veri të provincës Herat dhe në Badghis.

Shërbimi gjeologjik amerikan tha se tërmete me magnitudë 5.5, 5.9, e 6.2 kishin goditur  provincat afgane, me epiqendër 40 kilometra larg në veriperëndim të Herat.

FOTO GALERI
3/3
12 fshatra në krahinat Zinda Jan e Ghorian të provincës Herat, ku strehoheshin më shumë se 1 milionë njerëz, ishin shkatërruar plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA