Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se 511 persona janë vrarë dhe 2750 janë plagosur, si rezultat i sulmeve me raketa izraelite në Rripin e Gazës që nga e shtuna.
Izraeli thotë se po godet objektivat e Hamasit në Gaza pas sulmit të paprecedentë të së shtunës ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë nga persona të armatosur palestinezë që hynë nga enklava, duke hapur zjarr në rrugë dhe në komunitete.
Dy kampe refugjatësh janë goditur nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës.
Ai thotë se të dy kampet e Al-Shati (i njohur gjithashtu si kampi i plazhit) dhe kampi Jabalia u sulmuan, duke lënë disa të plagosur dhe të vdekur.
Janë tetë kampe refugjatësh të njohur në Rripin e Gazës me popullsi të dendur.
Top Channel