260 civilë i masakruan nga militantët palestinezë në festivalin e muzikës Supernova pranë Kibbutz Re’imtë gjendur në afërsi të Gazës.
Pamjet shokuese të njerëzve që vrapojnë për të shpëtuar kokën mes plumbave në një fushë të hapur, ku luftëtarët e Hamasit nuk kursejnë breshëritë, por e marrin dhe pengje, kanë bërë xhiron e botës, si provë e dhimbshme e tmerrit të përjetuar në terren. Disa prej tyre dëgjohen të thërrasin: Ikni, ikni nga sytë këmbët, ndërsa të mbijetuar të masakrës që postuan video në rrjetet sociale rrëfejnë sesi u detyruan të fshihen nëpër shkurre, ndërsa shihnin viktimat të ekzekutoheshin njëri pas tjetrit.
Ka dhe shumë të mitur në mesin e 100 personave të marrë peng e të përdorur nga Hamasi si mburoja njerëzore. Nëna me fëmijë si 33-vjecarja Adi Vital-Kaplon janë tërhequr zvarrë nga shtëpitë e tyre.
Ndërsa një djalë vetëm 10-vjeçar, Erez Kalderon, i cili ndodhej në Nir Oz, në jug të vendit është marrë nga militantët nën kërcënimin e armës.
E motra e tij Gaya që jeton në Tel Aviv tregoi e tmerruar mesazhet prej tij, “Terroristët janë në dhomën time”! Një makth që nuk po merr fund për banorët e zonave në jug të Izraelit, të cilët thonë se nuk dinë as si të veprojnë në këtë situatë.
This is Erez Calderon, a 12 year-old Israeli boy, kidnapped by Hamas and held hostage in Gaza.
They are terrorizing this child. Hamas are savages with no red lines.
Share this video❗️Show the world the evil of Hamas ‼️pic.twitter.com/NjS1EsnZIi
— Aviva Klompas (@AvivaKlompas) October 8, 2023
“Në çdo sekondë, i vetmi mendim që na vjen në kokë është do të vdesim. Të shtënat nuk ndalonin, nuk dinim ç`të bënim. Donim të dilnim në rrugë, por kishim frikë. Fëmijët qanin, nuk donin të dilnin, çfarëdo që t`i thosha, kishin shumë frikë të dilnin jashtë”, shprehet një banore Ortal Dadya.
Mes personave të marrë peng nga luftëtarët e Hamasit besohet të jenë edhe dy britanikë. Televizionet izraelite transmetuan një mori lutjesh për ndihmë nga të afërmit e izraelitëve të marrë peng ose të zhdukur. Në Gaza, banorët u larguan nga shtëpitë pranë kufirit për t’i shpëtuar sulmeve izraelite, duke ikur më thellë brenda territorit pas paralajmërimeve në arabisht nga ushtria izraelite.
Në këtë territor, pjesa më e madhe e popullsisë u la në errësirë të shtunën në mbrëmje pasi Izraeli ndërpreu energjinë elektrike dhe tha se nuk do të furnizonte më me energji, karburant ose mallra të tjera këtë territor. Hamasi megjithatë deklaroi se është përgatitur për një luftë të gjatë.
“Ne jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë luftën në të gjitha frontet”, tha zëvendëskryetari i byrosë politike të Hamasit, Saleh al-Arouri për televizionin “Al-Jazeera”. Një zyrtar egjiptian tha se Izraeli ka kërkuar ndihmë nga Kajro për të garantuar sigurinë e pengjeve dhe se shefi i inteligjencës egjiptiane kishte kontaktuar Hamasin dhe grupin më të vogël por më radikal të Xhihadit Islamik, i cili gjithashtu mori pjesë në sulmin e të shtunës, për të kërkuar informacion. Egjipti ka ndërmjetësuar shpesh mes dy palëve në të kaluarën.
Top Channel