Mbretëria e Bashkuar: Vështirë të vlerësohet numri i britanikëve të vrarë në Izrael

09/10/2023 21:36

Mbretëria e Bashkuar e ka konsideruar të vështirë vlerësimin e numrit të britanikëve të vrarë në Izrael për shkak të dykombësive.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly deklaroi se “nuk është e mundur të jepen numra” të viktimave britanike në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit për shkak të një “numri të konsiderueshëm” shtetasish britaniko-izraelitë.

“Natyra e shtetësisë izraelite do të thotë se ka një numër të konsiderueshëm shtetasish me kombësi të dyfishtë britaniko-izraelite, shumë prej të cilëve do të kenë krijuar shtëpinë e tyre të përhershme në Izrael, apo shumë të tjerë të cilët do të shërbejnë me forcën mbrojtëse izraelite,” u tha Cleverly gazetarëve.

 Sipas Cleverlyt, Hamasi duhet të njihet si një “organizatë terroriste  nuk po vepron në emër të tërësisë së popullit palestinez”.  

“Izraeli është shumë i përqendruar në trajtimin e kërcënimit specifik terrorist nga Hamasi që buron nga Gaza. Ky mbetet fokusi i tyre dhe ne vazhdojmë t’i mbështesim në atë punë”, përfundoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA