Ndërsa lufta në Izrael vazhdon, shqiptaro-hebrenjtë tregojnë përjetimet e tyre.

“Kemi një situatë shumë të keqe që po përjetojmë. Nga zona e luftës, nga territori i Gazës jemi disi larg. Unë banoj në veri. Punoj në Jeruzalem, ku nga situata që është krijuar nuk kam shkuar në punë”, thotë shqiptaro-izraelitja.

“Nuk e di kush është kthyer në Shqipëri. Mendoj që janë kthyer ata që kanë ardhur për të punuar ose studiuar. Jemi të shpërndarë nëpër gjithë Izraelin. Shqiptarë të lënduar nuk ka, gjithsesi ka nga ata që janë të rrezikuar. Kemi familjarë dhe kolegë që janë thërritur në ushtri. Sulmin e tanishëm nuk e filloi Izraeli. Ishin njerëzit në shtëpitë e tyre duke fjetur dhe terroristët hynë dhe kanë kapur fëmijët, i kanë vrarë në sytë e prindërve, kanë marrë të moshuar, pengje”, tregon ajo.

“Sulmi që po merr Izraeli është i pritur, nuk mund të rrijë në qetësi kur është i sulmuar. Është e ndërlikuar situata, shpresojmë që mos ketë ndërhyrje nga toka.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA