Një bombël gazi e lënë e hapur është shkaku i një zjarri në një banesë në rrugën Malo Beqari, lgj Hajro Çakërri të qytetit të Vlorës.

Familjarët njoftuan zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë, por për shkak të rrugicës së ngushtë, zjarrfikësja është ndalur më larg vendit të ngjarjes.

Efektivët zjarrfikës kanë mundur të normalizojnë situatën, ndërsa asnjë familjar nuk është lënduar.

Mësohet se i zoti i shtëpisë ndërsa po izolonte tarracën e godinës dy katëshe, kishte harruar bomblën e gazit ndezur, duke rrezikuar djegien e banesës së tij dhe banesave të tjera në atë lagje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA