Zëvendës kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi i numëroi Këshillit të Lartë Gjyqësor punët e pakryera, që si qeveri e gjyqësorit nga 408 gjyqtarë që duhet të kishte në sistem, i kanë mbetur 236.

Numri  i gjyqtarëve u konstatua gjatë mbledhjes së përgjithshme, në të cilën u votua për tre anëtarët e ri të KLGJ-së Emona Muçi, Gentiana Muçaj dhe Markelian Koça.

“40 magjistratët e diplomuar këtë vit janë ende të pa emëruar, ndërkohë që sistemi ka nevojë emergjente për to”, tha Sadushi.

Dhe kur gjyqtarët ankohen se problemet e tyre nuk dëgjohen në kohë nga qeveria e tyre, Sadushi këmbëngul për vetadministrim buxheti nga gjykatat, që do të sillte pavarësi si dhe zgjim të KLGJ-së për mbrojtje pa burokraci të njerëzve të ligjit.

Kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit”, shtoi Sadushi.

Ky apel i Sadushit vjen në kohën kur tre gjyqtare janë kërcënuar gjatë shpalljes së vendimit.

Trupa gjyqësore ndjen shqetësim për cenimin e standardeve të promovimit dhe ngritjes në detyrë mbi bazë merite, për shkak të mundësisë së një trajtimi të pabarabartë në pikëzim dhe në renditje, referuar diskrecionit të pakufizuar të anëtarit të Këshillit”.

Në një krizë të tillë, kërkohet që KLGJ të bëjë detyrat që i takojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA